Nisin krahasimet për Liverpulin, ekipi i sotëm “mund” kampionin e fundit!

Ishte viti 1990 kur në “Anfild” u këndua për herë të fundit kënga e kampionëve. Himni mbetet po ai, “ju nuk do të jeni kurrë vetëm”, por ende skuadra është e vetmuar, duke mos e pasur titullin me vete. Gjithsesi, mallkimi duket se po merr fund pasi të kuqtë e sotëm, të drejtuar nga Jurgen Klopi, po i afrohen titullit të parë në 30 vjet. Në këtë moment, në Angli nisin krahasimet, pra cila skuadër është më e mirë, ajo e 1990-ës apo kjo e sotmja?

“Deili Meil” bën një vlerësim, i cili mund të quhet deri diku subjektiv, por që pëlqehet shumë nga lexuesit. Në një anë ishte formacioni 1990 me lojtarë të tillë si Grobelar në portë, Venison, Alan Hansen, Hisen e Staunton në mbrojtje, Mekmahon, Uelan, Hauton dhe Barns në mesfushë, si dhe Piter Bërdsli e Jan Rash në sulm.

Për 2019-2020-ën, formacioni është ai tip, Alison, Aleksandër-Arnold, Matip, Van Dajk, Robertson, Fabinjo, Henderson, Vajnaldum, Salah, Firmino, Mane. Pas vlerësimit të bërë nga analisti Xhejms Ejlis, raporti doli 87 me 82 pikë në favor të skuadrës së sotme.

Sfidanti.al