Sa pa fat hajduti, e kap një polic kampion i botës në 4×400 metra!

Po ta kishte ditur nuk do të kishte rrezikuar aspak, por e mori vesh kur ishte tepër vonë. Një vjedhës i zakonshëm ra viktimë e një oficeri të veçantë policie, në një ngjarje që ndodhi në Sevilje të Spanjës. Vjedhësi rrëmbeu një kuletë që kishte Brenda 3 000 euro, por pas tij u vu një agjent i forcave të rendit i quajtur Sergio Repiso. Flitet për një kampion të botës në atletikë, në stafetën 4×400 metra, i cili nuk e pati problem ta kapte hajdutin me të kaluar 2-300 metra. Bashkë me të, u arrestuan edhe dy bashkëpunëtorë, që u vunë në dispozicion të drejtësisë. “E vërteta është se kam një lloj aftësia për të vrapuar”, – tha me shaka dhe me modesti Sergio Repiso.

Sfidanti.al