Edhe sheikët nuk falin para, por përpiqen të përfitojnë nga biznesi i një klubi futbollit. E vërtetë që tek Paris SG është “injektuar” një sasi e madhe financiare prej qindra miliona eurosh, ndoshta 1 miliardë euro në total, por rregullat e Lojës së Ndershme Financiare tregojnë se gjendja nuk është shumë e mirë. Flitet për 124 milionë euro deficit të parizienëve sezonin e kaluar, ndërsa në tërësi duhet që të krijojnë 180 milionë euro në formë shitjeje lojtarësh për të rregulluar bilancin. Për habi, ashtsi Barcelona, edhe PSG ka marrë përforcime si Donaruma, Vajnaldum, Hakimi apo Ramos. Gjithsesi, nëse transferon Mbapenë, shpëton. Kartoni i sulmuesit arrin në 150 milionë euro, ndërsa do të shpëtonin edhe nga rroga e tij e lartë.
Sfidanti.al