Trajneri spanjoll i PSG-së, Unai Emeri, ka pranuar se blerja për 20 milion euro e Hese Rodrigezit nga Real Madridi në verë ka dështuar.
“Hese duhet të luajë, por mundësia për t’u larguar është një realitet”, ka thënë shkurtimisht Emeri, i cili nuk e grumbulloi sulmuesin në një miqësore që ekipi francez zhvilloi ditën e djeshme, çka konfirmoi qartazi se aventura e 23-vjeçarit më PSG-në ka arritur shumë shpejt në fundin e saj.
Hese pritej të shpërthente në Francë duke u bërë në njëfarë mënyre zëvendësuesi i Zllatan Ibrahimoviçit të larguar drejt Anglisë, por në 6 muajt e parë te PSG-ja ai ka luajtur në vetëm 9 ndeshje (216 minuta) dhe ka shënuar vetëm 1 gol.