FA ka hequr kartonin e kuq të futbollistit të West Hamit, Sofiene Feghouli dhe ky eshte lajm..anglez.
Mesfushori i West Hamit, Sofiane Feghouli u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit, pas një ndërhyrje në Jones.
Me rregullat e FA, Feghouli do të mungonte në tre ndeshjet e ardhshme, por kjo nuk do të ndodh kësaj radhe, pasi i është hequr ky karton.
“Vendimi ndaj Sofiane Feghoulit në ndeshjen kundër Unitedit ka qenë i gabuar dhe Komisioni Rregullator i Pavarur ka vendosur që ky karton i kuq t’i hiqet. Vendimi hyn menjëherë në fuqi”, thuhet në njoftimin zyrtar të FA.
Ky lajm është i keq për gjyqtarin Mike Dine, i cili duket se ka ndikuar në rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje.