Fjalët që tha nuk mund të ishin të tjera, ndërsa theksoi se tashmë është në ekipin më të përshtatshëm për të fituar trofe. Sergio Ramosit, ashtu si thuajse të gjithëve futbollistëve të botës, nuk iu desh shumë kohë që të “harronte” Realin e Madridit, dhe të hidhej në realitetin e ri. Ai pozoi me fanelën e Paris SG, duke e kapur me duar në shenjë vlerësimi dhe përkatësie, duke treguar stemën e francezëve. Pak kohë më parë, ai e bënte rregullisht këtë gjë me fanelën madrilene. Ai shkoi në Paris si lojtar i lirë pasi përfundoi kontratën në “Bernabeu”, ndërsa për shkak dëmtimi nuk u përzgjodh në kombëtaren Spanjës nga trajneri Luis Enrike për Europianin 2020. “Jam shumë i lumtur që jam tek Paris SG, – tha qendëmbrojtësi 35-vjeçar, – një sfidë e madhe në jetën time, që unë nuk do ta harroj kurrë. Jam krenar si pjesë e këtij projekti shumë ambicioz, dhe që bashkohem me një ekip me lojtarë të mëdhenj”. PSG e lajmëroi në rrjetet sociale mbërritjen e Ramosit duke shkruar spanjisht: Si senjor!
Sfidanti.al