Nejmar do të mungojë nga 6 deri në 8 javë për shkak të dëmtimit

Goditja ishte e fortë, ndërsa periudha e “konvaleshencës” nuk do të jetë e vogël. Nejmar konfirmohet se do të jetë mungesë në fushat e lojës nga 6 deri në 8 javë, pra maksimumi dy muaj, pas dëmtimit të rëndë pësuar në ndeshjen e PSG-së ndaj Sent Etienit. Ndoshta pritej që mungesa të ishte edhe më gjatë, ndërsa ende asgjë nuk është plotësisht e sigurt sepse braziliani do të bëjë edhe vizita të tjera mjekësore në 72 orët e ardhshme. Zyrtarisht, Paris SG informon se Nejmari ka dëmtim në gju, gjë që i ka prekur edhe ligamentet.

Sfidanti.al