Kur e dëshiron diçka fuqimisht dhe e sheh se e ke tepër të vështirë për ta marrë, po ashtu edhe kur je gazetar dhe dëshiron të nxjerrësh lajmin “nga vrima e miut”, nis të bëhesh deri me fiksime. Një arsye fiksimesh është bërë Kilian Mbape, objektivi i madh i Realit të Madridit dhe i mediave spanjolle, por edhe europiane. Lajmi më i fundit rreth tij u krijua nga një foto që vetë sulmuesi postoi në Instagram pas fitores 2-0 që Paris SG arriti në fushën e Reimsit. Në foto nuk pati asnjë diçiturë, por vetëm një moment festimi i 22-vjeçarit pranë Nejmarit dhe Hakimit, por kaq mjaftoi që të nisnin “stërhollimet”. “Mesazhi i Mbapesë që shqetëson madridizmin”, titullon “Marka”, me nënvizimin se kur Mbape shfaqet i lumtur me fanelën pariziene, ky është lajm i keq në Madrid.
Sfidanti.al