Zabicer kushtoi veç 16 milionë, por Bajerni thotë se ka gjithçka që duhet!

E qartë se vlera e një futbollisti nuk përcaktohet vetëm nga çmimi i kartonit, sepse ndryshe nuk do të kishim një Pushkash, një Jashin, një Xhajiç, Haxhi apo Saviçeviç. Talenti lind kudo dhe vetëm kur hyn në “makineritë e biznesit” kthehet në karton profesionist. Gjithsesi, kur Bajerni shpenzon vetëm 16 milionë euro për kartonin e Marsel Zabicerit (Sabitzer) të Austrisë e të Lajpcigut, duhet thënë se gjithçka u bë “badihava”. Një blerje shumë modeste në krahasim me shpenzimet për Lykas Hernandesin apo Leroi Sanenë, e gjithsesi kjo nuk e pengoi Oliver Kahnin që ta mburrte këtë marrëveshje. “Zabicer ka gjithçka që duhet të ketë një lojtar i Bajernit, – tha shefi ekzekutiv, – kryesorja është që atij nuk do t’i duhet ndonjë kohë e gjatë për t’u përshtatur”. Zabicer ka qenë lojtar me Nagelsmanin, dhe firmosi deri në 2025.

Sfidanti.al