E shkruajnë mediat franceze dhe spanjolle, ndonëse nuk duket diçka që mund t’i rezistojë testit të së vërtetë. Është tepër e vështirë që Paris SG t’i ketë ofruar Kilian Mbapesë 80 milionë euro në sezon, pra nja 20 milionë euro më shumë se Lionel Mesit, dhe që ai t’i ketë refuzuar. Nëse kjo është e vërteta, atëherë i bie që përballja e sulmuesit 22-vjeçar me klubin parizien është kthyer në një luftë personale, sepse dihet që tek Reali ai nuk do të marrë (nëse do të shkojë) më shumë se 25 deri në 29 milionë euro në sezon, që do të thotë 2-3 herë më pak sesa kjo shifër e supozuar e ofruar nga Al Helaifi.
Sfidanti.al