Manaj huazohet nga Barcelona tek Specia në Serinë A

Maratona përfundoi të paktën për këtë sezon. Një tjetër lojtar shqiptar do të luajë në elitën e futbollit italian, pasi Rej Manaj u huazua nga Barcelona tek Specia. Bisedimet kishin nisur me kohë dhe katalanasit ranë dakord për huazimin, pasi ishte e pamundur që ndonjë klub të paguante 3 milionë euro apo më tepër për kartonin e tij. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka kontratë në “Kamp Nou” deri në 2023, dhe ndoshta Specia mund të pranojë më vonë për ta blerë kartonin, ose Barça të gjejë një klub tjetër. Për shqiptarin interesoheshin edhe klube të ndryshëm në Spanjë, Itali, Gjermani, Belgjikë apo Turqi. Sezonin e kaluar, Manaj shënoi 14 gola për Barcelonën B, ndërsa gjatë verës realizoi 5 gola në ndeshjet përgatitore në radhët e Barcelonës së parë të drejtuar nga trajneri Ronald Kuman.

Sfidanti.al