Murinjo me picë dhe kola, “Speciali” po vdes që të kthehet në “Normal”

Mund të thotë duke mbrojtur veten se kanë kaluar 17 vjet që nga dita kur nxorri shprehjen e famshme nga goja. Ishte vera e 2004-ës dhe Zhoze Murinjo u prezantua tek Çelsi me frazën “unë jam i veçantë”, dhe pikërisht kjo nofkë e ndoqi për gjithë jetën. “Speciali” (The Special One) edhe përfitoi nga kjo gjë përsa kohë ishte i suksesshëm, por edhe vuajti kur nisën problemet pas vitit 2015. Tek Roma, Murinjon e ka kapur dashuria për të qenë sërish normal. Ai u fotografua duke ngrënë picë e duke pirë koka kola në një piceri në kryeqytetin e Italisë, në mbrëmjen pas fitores 4-0 të Romës në fushën e Salernitanës. Me të vërtetë sjellje prej njeriu normal!

Sfidanti.al