Mbape çel zemrën: “Unë doja të qëndroja në Monako, por familja ime…

Duke qenë se është rritur në periferi të Parisit, Kilian Mbape e pranon se atij i vjen mirë që të kthehet në shtëpi, në qytetin e tij të lindjes, pranë familjes që ishte faktori kyç që ai erdhi që të luajë në PSZH. Ai thotë se, po të ishte për atë vetë, ai nuk do të nxitonte dhe do të rrinte edhe disa kohë te Monakoja, por familja e tij e bindi atë që ai të kthehej në Paris.

“Unë, për vete, do të kisha qëndruar edhe ca kohë në Monako, ndoshta, edhe disa vite, por disa rrethana ma ndryshuan mendjen. Për mua, rëndësi kishte që të mos largohesha nga Franca. Kam biseduar gjatë më familjen time, për të cilën kishte shumë rëndësi që unë të kthehesha në shtëpi”, tha Kilian Mbape, lojtari i ri i PSZH-së.

Sfidanti.al