Mançester Junajtidi, nën drejtimin e Zhoze Murinjos, e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri të Premier Ligës angleze. Ekipi i “Old Trafordit”, mbas disa vitesh, tani, është përsëri një nga kandidatët kryesorë për titullin, ndërkohë që ai ka arritur tri fitore në tri ndeshje me një golavarazh të përgjitshëm 10 : 0! Gjatë këesaj vere, në këtë ekip, kanë ardhur disa emra të rinj “tingëllues”, si Romelu Lukaku, Nemanja Matiç dhe Viktor Lindelof, kështu që Junajtidi ka siguruar një kualitet suplementar. Sidoqoftë, tifozët prisnin ardhjen e disa emrave të tjerë të mëdhenj, por kjo nuk ndodhi, kështu që ky sezon transferimesh u mbyll me ardhjen e “vetëm” tre lojtarëve.
“Djajtë e kuq”, në këtë sezon transferimesh, shpenzuan 146 milionë sterlina, por “Speciali” thotë se paratë janë shpenzuar me “nikoqirllëk”, duke petenduar se ai i ka kursyer Junajtidit 100 milionë sterlina. “Ne u treguam mjaft të zgjuar. Ne e kishin marrë në konsideratë se mund të ndodhte diçka që do ta ndryshonte pazarin përgjithnjë. Dhe, në fakt, kështu ndodhi. Nejmari u transferua për te PSZH-ja për shumën që ju e dini, duke i rritur edhe çmimet e lojtarëve të tjerë dhe duke ua dëmtuar mjaft ‘portofolin’ klubeve të tjerë. Kështu, sikur ne ta blinim Lukakun më 31 gusht, neve do të na duhej që të paguanim 150 milionë sterlina, ndërsa për Matiçin diku mes 60-70 milionbë sterlinave”, i tha Murinjo medias angleze.
Sfidanti.al