Shtatë vjet janë shumë në futbollin e sotëm, dhe pikërisht kaq ka rekordmeni i sotëm i rrjetave tek Paris SG. Edinson Kavani me gjasë do të shkojë në verë tek Boka Juniorsi, ashtu siç e shprehur fare hapur dhe me siguri drejtori sportiv i argjentinasve, Horge Bermudez. U fol shumë për një kalim të tij tek Atletiko e Madridit në janar, ndërsa në Europë padyshim kishte klube që e donin, por duket se në moshën 33-vjeçare sulmuesi nuk ndihet fizikisht në gjendje për të vazhduar në kontinentin e vjetër.
Ai ka shënuar 200 gola në 301 ndeshje për PSG-në që kur mbërriti në 2013 nga Napoli, ndërsa ka më shumë se 400 rrjeta në karrierë, për ekipet e klubeve dhe për Argjentinën. Nuk janë të shumtë sulmuesit që mund të mburren se e kanë bërë këtë. Kavanit do t’i duhet të heqë dorë nga rroga prej 10 milionë eurosh që merr në Francë, pasi në Buenos Aires nuk mund të paguajnë aq, por gjithsesi do të ketë emocione të forta, pasi tifozët në “La Bombonera” janë nga më të zjarrtët në botë. Deri tani ka fituar 21 trofe, dhe shpreson që tek Boka të fitojë edhe më shumë, ndërsa kalimi i tij pritet të lehtësohet nga fakti se Roman Rikelme është zv. president i klubit.
Sfidanti.al