Franca, Benzema kundër Giroud: Unë jam Formula 1, ai si garat kart

Karim Benzema thumbon Olivier Giroud. Sulmuesi I Realit të Madridit nuk ishte aspak I butë me sulmuesin e Chelseat gjatë një videochat në Instagram me mikun e tij dhe influencerin Mohamed Henni: ‘Kush është më më I mirë nga ne të dy? Përgjigjja është e lehtë: nuk mund të ngatërrohet Formila 1 me garat kart-tha Benzema duke bërë një krahasim me motorsportet-dhe unë po tregohem bujar, mos të shkojmë më tej… Unë e di që jam Formula 1’.

Është kjo një batutë e fortë që me shumë mundësi do të ngjallë diskutime, por Benzema u përpoq që të ndreqte gjërat duke vënë në dukje punën që sulmuesi I Chelsea bën bashkë me Mbappe dhe Griezmann.

‘Giroud funksionon  sepse është gjithnjë aty-tha Benzema-nuk është spektakolar, nuk ekzalton tifozët, por punon, bën detyrën e tij. Ajo që bën Giroud nuk e shihni as te Griezmann e as te Mbappe’.

Sfidanti.al