Helmut Marko gjithnjë lëshon deklarata të forta që të habisin, por këtë radhë ai e kaloi vërtet cakun me propozimin e bërë; ekspozimin e pilotëve ndaj coronavirusit për t’I bërë ata imunë në prag të sezonit të ri të Botërorit të Formula 1
‘Ideja ime ishte organizimi I një kampingu me persona në këtë periudhë të vdekur si në aspetin fizik ashtu dhe atë mendor-tha Marko në një intervistë për televizionin austriak ORF-do të ishte rasti ideal për pilotët që të infektoheshin(me Covid-19). Në këtë mënyrë do të jenë gati kur skuadrat të jenë në veprim’.
Por Marko, më pas theksoi se për fat të mirë Red Bull nuk e mori në konsideratë këtë ide të cmendur të tij: ‘Le ta themi kështu, nuk u mirëprit-tha Helmut Marko
Ideja e Markos bazohej te fakti se pilotët do të kalonin pa probleme sëmundjen dhe nuk do të prekeshin më prej saj, dicka që ende nuk është vërtetuar nga provat shkencore. ‘Kemi 4 pilote në Formula 1, 2 te Red Bull e 2 te Toro Rosso dhe 8-10 të tjerë në programin e të rinjve. Janë të gjithë djem të fortë dhe të shëndetshëm dhe pas kësaj do të jenë gati për një sezon të vështirë-theksoi Marko
Por për fat të mirë, te Red Bull vëmendja është vetem te përgatitja fizike e pilotëve.
‘Max Verstappen po bën shumë gara në simulator dhe ndonjëherë më shumë se 1 garë në ditë-theksoi ai-vrapon më shumë tani se në një sezon normal, për më tepër të gjithë kanë në dispozicion fizioterapistë që I ndihmon me ushtrimet. Është thelbësore që kjo gjë duhet bërë tani sepse në një sezon me 15-18 gara do të jetë e vështirë që të gjendet kohë duke qenë se garat do të jenë njëra-pas tjetrës’.
Sfidanti.al