Kavani, Di Maria dhe rekordi i fitoreve, ja Paris SG në Kupë

Edinson Kavani e ngjiti rekordin e tij të golave për klubin në 158, Angel Di Maria e mori për herë të parë në 8 vjet topin në shtëpinë e tij, ndërsa Paris SG vazhdoi serinë rekordmene të fitoreve. Kjo është pasqyra e asaj që ndodhi për kryesuesit e ligës franceze në Kupën e Francës, në suksesin 4-1 në fushën e Soshosë.

Nejmar nuk luajti në këtë ndeshje, pasi trajneri Emeri mendoi se ai u lodh në festimet e ditëlindjes (aq më tepër që afron sfida me Realin). Gjithsesi, PSG nuk e ndjeu mungesën e brazilianit, me Angel Di Marinë që luajti një nga ndeshjet më të mira të viteve të fundit, duke realizuar 3 gola. Kjo bëri që ta merrte topin në shtëpi, ndërsa statistikat thonë se Di Maria kishte shënuar 3 gola në një ndeshje për herë të fundit në 2010, kur ishte tek Benfika!

Paris SG arriti, ndërkaq, fitoren e 21-të radhazi në Kupën e Francës. Kryeqytetasit e kanë fituar këtë trofe 3 herë radhazi dhe synojnë të katërtin, ndërsa në total janë rekordmenë me 11 tituj ndaj 10 të Marsejës.

Sfidanti.al