I tillë ekipi që dëshiron të ketë në fushë presidenti Al Helaifi. Sheiku nga Katari po bën ç’mos për ta mbajtur të paktën edhe këtë vit Kilian Mbapenë, ndërsa skuadra është përforcuar me portierin e Italisë, Xhixho Donaruma, mesfushori i Holandës, Gini Vajnaldum, ndërsa pritet që të vijnë Ashraf Hakimi nga Interi si dhe Sergio Ramos tashmë i larguar nga Reali. Paris SG ka në përbërje edhe lojtarë të tillë si Kimpembe, Markinjos, Verrati, Di Maria dhe Nejmar. Vlera totale e formacionit, duke pasur parasysh edhe moshën e disa lojtarëve si Ramos apo Di Maria, është 626 milionë euro, ndërsa pandemia ka bërë që të zbresin pak kartonët e lojtarëve. Nejmar vlen sot 100 milionë euro, ndërsa u mor për 222 milionë, ndërsa Mbape thuhet se vlen 160 milionë, ndërsa për të u shpenzuan 180.
Formacioni: Donaruma 60 milionë euro, Kimpembe 40 milionë, Sergio Ramos 10 milionë, Markinjos 75 milionë, Hakimi 60 milionë, Verrati 55 milionë, Vajnaldum 30 milionë, Bernat 16 milionë, Di Maria 20 milionë, Nejmar 100 milionë, Mbape 160 milionë.
Sfidanti.al