E ardhmja e Antonio Kontes; hyn në skenë Paris Sën Zhermeni

E ardhmja e Antonio Kontes është ende për t’u përcaktuar. Ish trajneri i Celsit është në qendër të mendimeve të drejtuesve të Romës dhe atyre të Interit. por në orët e fundit ka hyrë në skenë një pretendetnt vërtet luksi që do të tentojë të marrë ish teknikun e përfaqësueses italiane.

Bëhet fjalë për Paris Sën Zhermenin që sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘La Repubblica’, tashmë ka hyrë në kontakte me Konten menjëherë pas humbjes që kjo skuadër pësoi në finalen e Kupës së Francës ndaj Ren. Mesa duket te kampionët e Francës nuk janë më kaq të kënaqur me Tuhel dhe tani po mendohet për një revolucion në skuadër.

Gjithnjë sipas ‘La Repubblica’, Konte i nisur nga mundësitë e investimit të sheikut Al Kelaifi dhe projektit të klubit mund të vendosë të zgjedhë kalimin në kryeqytetin francez me objektiv fitoren e Ligës së Kampioneve dhe të lërë pas dy klubet italiane, Roma dhe Inter.

sfidanti.al