Se cili ekip do të ngjitej në kampionatin elitar të Francës, u desh që të vendosej me “fotofinish”. Një dramë e pazakontë ndodhi në raundin e fundit të 38-të të Ligës së 2-të franceze, ku disa ekipe kishin mundësinë që të kualifikoheshin për në kampionatin kryesor francez. Më interesant është fakti se të gjithë të gjashtë ekipet që pretendonin për tre vendet e para të Ligës së 2-të, i fituan ndeshjet qëluajtën. Por më interesantja ndodhi në Reim, ku ekipi më të njëjtin emër priti Amienin. Në fillim, shënuan miqtë, ndërsa, më vonë, vendasit barazuan. Heroi i ndeshjesh ishte “xhokeri” që u fut në lojë nga stoli i rezervave, Burgard, që shënoi gol në min. e 96-të të ndeshjes, duke i siguruar një fitore historike ekipit të tij. Burgardi u bë shënuesi i golit më të rëndësishëm në historinë e Amienit që, për herë të parë në historinë e tij 116-vjeçare si klub, do të luajnë në Ligën e 1-të franceze. Vendin e parë në Ligën e 2-të franceze e zuri Strasburgu, kështu që ky ekip do të kthehet në ligën më të fortë franceze, ndërsa Troja e vendit të tretë do të luajë një ndeshje “knock out” me një ekip që do të përcaktohet në ndeshjen e fundit të Ligës së 2-të.
Sfidanti.al