Kthim befasues: Berluskoni do të blejë një klub të Serisë A?

Kështu, të paktën, thotë Alberto Zangriljo, mjeku personal i ish-kryeministrit italian. Sipas tij, miqtë e afërt të Berluskonit po përpiqen që t’ia mbushin mendjen atij që të blejë Xhenovën që ka dalë në shitje, pasi pronari i saj aktual, Enriko Preziozi, synon që të çlirohet nga klubi, ndërkohë që përmenden disa biznesmenë kinezë që duan ta blejnë atë.Por, sidoqoftë, Zangriljo flet për diçka ndryshe. “Të gjithë do të donin që të shihnin kinezë të pasur, duke blerë ndonjë klub tonin,por çështja është sesa realiste është kjo gjë? Bisedova për këtë çështje me Berluskonin dhe mua m’u duk se ai tregoi interesim, kështu që kush e di, ndoshta, ai bëhet pronari i ri i klubit të Xhenovas”, deklaroi mjeku u lartpërmendur. Do tëishte, me të vërtetë, diçka shumë befasuese, nëse një diçka e tillë ndodh, mbas shitjes së Milanit, ndërkohë që te Xhenova nuk do të duhet që të bëhen investime shumë të mëdha. Po ashtu, duhet patur parasysh se Berluskoni, gjithnjë, ka pasur marrëdhënie të mira me këtë klub.

Sfidanti.al