Diego Simeone shpjegon se përse nuk e ble të birin!

Trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone, shpreson që i biri i tij të bëhet, një ditë, një futbollist i madh, por thotë se kjo gjë nuk do të ndodhë nën drejtimin e tij. Verën e kaluar, Simeone i ri u shpëngul për në Evropë, pasi ekipi i Xhenovës vendosi që t’i japë atij shansin që të tregoi se çfarë di që të bëjë në “kontinentin e vjetër”. Sulmuesi i ri 21-vjeçar bëri një debutim të shkëlqyer sezonal në Itali, duke shënuar 10 gola në Serinë A dhe një në kupë, kështu që ai ka filluar që të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdhenj. Në një prononcim në gazetën “El Pais”, i atij i tij, Diego Simeone, shpjegoi se përse Atletiko Madridit nuk do të bëjë ndonjë përpjekje për ta tërhequr Simeonen e ri në radhët e veta.

“Kjo gjë do të ishte një sakrificë e madhe, kurse futbolli nuk duhet të jetë sakrificë”, thotë Simeone i madh, duke vazhduar më tej: “Futbolli është vetëm një lojë, pavarësisht se në të luajnë profesionistët. Xhovani pati një sezon të shkëlqyer te Xhenova, sepse nuk është e lehtë që të shënosh në Itali 11 gola qysh në vitin e parë tuaj. Po ta sjell në ekipin tim, do ta ngarkoja atë me një përgjegjësi që nuk do të ishte e mirë për të. Xhovani ka cilësi që mua më pëlqejnë shumë dhe me punë e këmbëngulje ai do të bëhet një futbollist i madh, por jo në ekipin tim”, tha Diego Simeone.

sfidanti.al