Tibo Kurtua është garancia pas mbrojtjes se gola nuk do të pësohen. Eden Hazar është “çelësi” që hap çdo mbrojtje dhe ndihmon Diego Kostën apo Pedron që të shënojnë. Që të dy këta lojtarë pritet të jenë në fushë këtë fundjavë për Çelsin ndaj Kristël Palasit. Hazar ishte në kombëtaren e Belgjikës, por nuk luajti për shkak dëmtimi dhe tani e ka marrë veten. Kurtua është në po këto pozita dhe Antonio Konte shpreson që blutë e tij të vazhdojnë sukseset për të dalë sa më shpejt kampion.
Çelsi ka 10 pikë epërsi ndaj rivalëve dhe është shumë pranë titullit, ndërsa Konte besohet se ka meritën më të madhe me motivimin që i ka bërë dhe i bën skuadrës. Trajneri italian u përfshi edhe vetë në stërvitje, duke treguar se nuk ka humbur thuajse asgjë nga koha kur ishte futbollist.Me Kurtuanë dhe Hazarin, me David Luizin e Diego Kostën, apo edhe Uilianin e Fabregasin, Çelsi duket “top” për të fituar Premier Ligën.
Sfidanti.al