NBA, Golden Stejti më i mirë me Durantin, apo pa të?!

Me Kevin Durantin në formacion, Golden Stejti cilësohej si skuadra më e talentuar e NBA-së. Edhe pa të (mjafton të kujtojmë si mendohej vjet), Uorriors kishte klas më shumë se të tjerët, dhe e humbi titullin vetëm sepse fitoi pavdekësinë me rekordet e shumta të vendosura. Këtë vit dilema është: Jemi më mirë me Durantin, apo pa Durantin? Ardhja e superyllit të Oklahomës e rriti skuadrën në sulm dhe nënkampionët shënonin më shumë se gjithë të tjerët. Dëmtimi i tij në fund të shkurtit u shoqërua me 5 humbje në 7 ndeshje, por që nga ai moment gjithçka ka ndryshuar.

Golden Stejti është bërë ekipi më i mirë mbrojtës i NBA-së, është rikthyer tek loja kolektive që i dha vjet rekordet, duke shfrytëzuar treshen Kërri-Tompson-Grin, por edhe të tjerë si Livingston, Iguodala apo Uest. Kërri po bën përsëri mrekullitë e sezonit të kaluar dhe Tompson është bindës si krahu i tij i djathtë. Transformimi i habitshëm i Uorriorsit solli fitoret e mëdha ndaj Klivlendit, si dhe në fushën e Hjustonit dhe atë të San Antonios. Flitet për rivalët kryesorë për titull. Durant besohet se do të kthehet pak përpara plej ofit, por Golden Stejti, më e mira skuadër e edicionit në NBA, ende nuk di nëse do të bëhet më e fortë apo më e dobët.

Sfidanti.al