Një nga portierët më të mirë në historinë e futbollit, Iker Kasijas, gjatë verës, ka shumë mundësi, që ta kalojë te Paris Sen Zhermeni. Në fakt, këtij portieri legjendar spanjoll, tani, i mbaron kontrata me Porton, ndërkohë që dihet se ish-portieri i Realit ka në plan që të largohet që atje. PSZH-ja ka ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm dhe konsideron se Kasijasi do të ishe një zgjidhje ideale, duke pasur parasysh përvojën dhe karizmën e tij të madhe. “L’Ekip” bën të ditur se pronarët e PSZH-së, tanimë, kanë hyrë në kontakt me portierin 36-vjeçar spanjoll. Ditët e fundit, ka pasur spekulime se ky portier legjendar do të shkonte në Liverpul dhe se ai vetë donte që të luante në Serinë A italiane, por, sidoqoftë, klubi PSZH është kandidati më serioz.
Sfidanti.al