Tek Reali besohet se kanë të drejtë që ngurrojnë për ta marrë në skuadër. Nuk do të ishte e lehtë për një klub që vlerëson lart rregullat, të ketë në gjirin e tij një futbollist të shkëlqyer si Nejmarin, por që nuk është se ka shumë respekt për rregullat. Fotot e fundit të postuara nga ylli i Paris SG, që nga Brazili, nuk tregojnë ndonjë përkushtim të veçantë për t’u ruajtur nga epidemia e koronavirusit që po “shëtit” nëpër botë. Sulmuesi shfaqet me poza triumfale, në krah të disa miqve të tij, një grup prej 6 vetësh, përfshi edhe një fëmijë, që nuk respektojnë aspak atë që quhet “distancim shoqëror” në këtë periudhë. Nuk dihet se çfarë qendrimi do të mbajë PSG-ja për këtë sjellje, ndonëse për “Neyn”, kjo nuk është hera e parë.
Sfidanti.al