Kërkon të krijojë familje, Kedira shpreson të ketë gjetur “nusen”!

Në Perëndim ndoshta femrat nuk kanë dëshirë që të quhen me këtë emër, që duket sikur i kufizon dhe i bën thjesht një pjesë të burrit. Gjithsesi, nëse do të flasim me zhargonin shqiptar, Sami Kedira kërkon vërtet një nuse për të krijuar familjen. Nuk arriti ta gjente tek ish-e dashura e tij e mëparshme, modelja Lena Gerke, por ndoshta mund të ketë goditur në shenjë. Revista gjermane “Bunte” shkruan se futbollisti i Juventusit ka nisur një lidhje me futbollisten e Bajernit, Melani Lojpolc (Leupolz). Mesfushori 32-vjeçar u nda në 2015-ën nga Gerke pasi kishin plane të ndryshme për jetën, ai donte të krijonte familje, e besohet edhe të kishte fëmijë, ndërsa modelja donte të kujdesej për karrierën.

Nuk dihet sesa do të gjendet “emëruesi i përbashkët” me Melaninë. Ajo është 25 vjeç, një moshë shumë e mirë për të luajtur futboll, por ndoshta pak e re për të lindur fëmijë nga një sportiste profesioniste. Lojpolci ka 66 ndeshje për Gjermaninë e ka shënuar 10 gola, është kapitene e Bajernit dhe po ashtu e kombëtares, ndërsa nga sezoni tjetër do të jetë pjesë e Çelsit të Londrës.

Sfidanti.al