Fetel në dilemë, ta pranojë apo jo ofertën e vogël të Ferrarit!

Besohet se nuk duan t’i premtojnë një afat të gjatë te “kokëkuqja” dhe po ashtu as paratë, siç i merr deri tani. Sebastian Fetel duhet të bëjë një zgjedhje tek Ferrari, ndërsa lajmet janë që skuadra italiane e Formula 1 i ka bërë një ofertë më të keqe sesa ajo që ka aktualisht. Shkruhet se shefi Matia Binoto i ka ofruar vetëm 1 vit kontratë, pra deri në 2021, dhe me një rrogë më të vogël (nuk thuhet sesa) se 33 milionë eurot që fiton në vit, sipas marrëveshjes së nënshkruar në 2017 me ish-drejtuesin Serxho Markione. Akordi i mëparshëm ishte 3-vjeçar ne 100 milionë euro në total. Pritet të shihet se çfarë do të bëjë piloti gjerman, 4 herë kampion i botës, ndërsa italianët besohet se do të mbështeten më shumë tek Sharl Lëklerku, që vjet e la pas Fetelin.

Sfidanti.al