Pritej që të kthehej vendimtar si në fazën e parë, dhe trajneri e hodhi në fushë që në fillim. Mario Baloteli, veçse, jo vetëm që nuk po arrin të shënojë apo të ndihmojë shokët, por po u prish shumë punë. Sulmuesi italian e rrezikoi shumë fitoren e Nisës në fushën e Lorientit në ligën e parë franceze, pasi mori karton të kuq në minutën e 68-të. Nuk ishin dy të verdhë, por një karton i kuq direkt pasi SuperMario siç duket ofendoi gjyqtarin.
Nisa ka heronj të tjerë në këto momente. Goli i vetëm në fushën e Lorientit u shënua nga Vilan Siprien që në minutën e 15-të, dhe miqtë rezistuan edhe pa Balotelin. Pretendenti për titull mbeti krenar dhe me vetëm 3 pikë largësi nga vendi i parë i Monakos, kur janë luajtur 25 ndeshje dhe mbeten edhe 13 të tjera. Paris SG mund të rikthehet sërish në vendin e dytë, por Nisa është realisht konkurrente për titull, edhe pse Baloteli nuk është aspak në vete.
Sfidanti.al