Rusia synon ta shpëtojë imazhim, duke “importuar” sportistë të huaj

Rusia po natyralizon sportistë të huaj, duke u përpjekur, kështu, që t’i kthejë vetes pozitat e liderit në sport dhe të pastojë imazhin e njollosur nga afera e madhe lidhur me dopingimin sistematik të sportistëve të saj. Sikurse dihet, disa shoqata dhe organizata sportive ndërkombëtare i kanë ndaluar sportistët rusë që të marrin pjesë në konkurrime zyrtare, ndërkohë që Rusisë ka filluar që t’I hiqet edhe e drejta që të organizojë ngjarje sportive ndërkombëtare. Paralelisht me luftën për të kthyer kredibilitetin e vet, autoritetet ruse kanë filluar realizimin e një programi për natyralizimin e sportistëve të vendeve të tjerë.

I fundit në serinë e sportistëve që kanë marrë pasaportë ruse, është çiklisti australian Shejn Perkins që do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike të vitit 2020, në Tokio, me flamurin e Rusisë. Shtetësinë ruse, me vendim të veçantë të presidentit Vladimir Putin, e ka marrë, kohët e fundit, edhe kampioni në boks, Roj Xhons Xhunior, ndërsa, më parë, para Lojrave Olimpike Dimërore, në Soçi, u natyralizuan kampioni olimpik I shpëjtësisë në patinazh, Viktor Li i Koresë së Jugut dhe snoubordisti amerikan, Uik Uajld.

Sfidanti.al