Mo Farah nuk do të garojë më në në sallat e mbyllura të atletikët. Sportisti i madh britanik (me origjinë afrikane) i dha fund kësaj etape të karrierës në mënyrën më të mirë të mundshme, duke thyer rekordin e tij në garën e 5000 metrave. Farah, 33 vjeç, vrapoi në Çmimin e Madh të Birmingamit duke thyer rekordin europian për salla të mbyllura me kohën 13 minuta, 9 sekonda e 16 të qindat. Farah ka në plan të tërhiqet këtë vit edhe nga garat e atletikës në stadium (në qiell të hapur), pasi të marrë pjesë në kampionatin botëror që do të zhvillohet në Londër në muajin gusht. Për kampionin e disafishtë olimpik, e ardhmja do të jetë në garat në rrugë, dhe jo në ato në pistë.
Sfidanti.al