Fjalët natyrisht nuk i kemi marrë vesh në “dorë të parë”, pra nga goja e Lionel Mesit. Gjithsesi, mediat spanjolle dhe ato britanike shkruajnë se ylli i Barcelonës ka shprehur dëshirën që Pep Guardiola të kthehet e të bëhet sërish trajner i skuadrës katalanase. Gjithçka duket se ka marrë fillesë nga distata e rëndë e Barçës në Champions ndaj Paris SG (0-4), ndonëse besohet se Mesi gjithnjë ka dëshiruar që Pep të kthehet në “Kamp Nou”. Vetë pozicioni i trajnerit të tanishëm Luis Enrike nuk është edhe aq i fortë pas asaj humbjeje.
A ka dëshirë vetë Guardiola të kthehet aty ku ishte më parë, në ekipin që i dedikon gjithë famën që ka sot si trajner? Tre tituj kampion radhazi në Spanjë në 4 vjet drejtim, dy Liga të Kampionëve, dy Superkupa të Europës, dy Kupa të Botës për klubet si dhe Kupa të Spanjës, ishte bilanci i Pepit, veçse përgjigja e tanishme nuk është inkurajuese. “Periudha ime aty ka marrë fund, – tha ai kur u pyet nga gazetarët, – jo, nuk do të kthehet kurrë si trajner tek Barcelona”. Gazetat angleze shkruajnë se Pep ka blerë shtëpi të re, me vlerë më shumë se 2 milionë euro në qendër të Mançesterit, ndërsa kontrata e tij me Sitin vlen deri në 2019. Mbetet të shihet nëse Mesi do ta rinovojë apo jo kontratën me Barçën, që i përfundon në 2018.
Sfidanti.al