Baloteli mbipeshe dhe…i gjobitur; Nisa nuk ben leshime

Pas polemikave te shperthyera pas sfides Itali-Poloni per fizikun e Balotelit, vjen nje e dhene ‘zyrtare’ qe konfirmon se sulmuesi italian u kthye nga pushimet me disa kilograme teper.

Ne 17 korrik, kur Baloteli u bashkua me skuadren, peshonte 103 kg dhe per kete arsye klubi francez e gjobiti futbollistin. Ajo qe zbuloi peshen e futbollistit pas pushimeve ishte e perditshmja ‘L’Equipe’ qe kritikoi edhe Mancinin qe e hodhi Balotelin ne fushen e lojes si titullar ne sfiden me Polonine, pavaresisht gjithckaje.

Vete presidenti i Nises, Zhan Pierr River  konfirmoi gjithcka ne nje interviste per ‘Nice Matin’.

‘Mario e nxori vete veten jashte loje-tha River qe gjithsesi vendosi t’i rrise pagen lojtarit dhe te shprehe besimin ndaj tij-Mario do te beje nje sezon te jashtezakonshem dhe ne do ta kthejme ne gjendjen optimale per te bere mire’.

Nderkaq, vete Baloteli ka nisur punen per rikthimin ne peshen e tij 88 kg dhe ne fakt ne Koverçano kishte shkuar ne peshen 99.7 kg. Edhe disa jave stervitje dhe Baloteli do te jete ne formen tij optimale, River eshte i sigurt, ndersa Mancini shpreson.

Sfidanti.al