As blerjet e mëdha të Paris SG nuk e bindin Kilian Mbapenë!

Është e kotë të vazhdohet të thuhet se dyshimet kryesore të sulmuesit 22-vjeçar kanë të bëjnë me shanset për fitoren e Championsit. Kilian Mbape, thuhet se këtë kërkon nga Paris SG, por e vërteta është se përforcimi me katër lojtarë si Donaruma, Hakimi, Ramos e Vajnaldum është një sforcim i madh i parizienevë, siç ndodhi me mbajtjen e Nejmarit, ndërsa kanë edhe lojtarë të tjerë shumë të mirë si Verrati, Di Maria apo Kimpembe, sa për të përmendur disa. PSG ishte në 2020 finalist i Championsit dhe në 2021 gjysmëfinalist, ndërsa asnjë ekip nuk mund të japë garanci të tilla si fitore patjetër, as Reali, Bajerni, Man. Siti, Liverpuli apo Barcelona. Arsyeja kryesore që Mbape dëshiron të largohet nga PSG-ja është sepse pëlqen të luajë në La Liga dhe jo në Ligën e Parë të Francës. E ardhmja pritet të jetë pikërisht kështu dhe një shok i tij i ngushtë thotë se kampioni i botës do të firmosë për Realin.

Sfidanti.al