Eduart Rroca “merr në qafë” arbitrin në Turqi

Mesfushori shqiptar ka qenë një nga më të mirët lojtarë të Ligës së Parë turke sezonin e kaluar duke shënuar 9 gola  duke shërbyer 12 asistë në 26 ndeshje për Istanbulsporin, ndërsa ra në sy edhe për diçka tjetër. Eduart Rroca, i kërkuar për momentin nga Manisaspori, u në shkak që një arbitër turk të marrë një dënim të rëndë. Komisioni Disiplinor e përjashtoi gjyqtarin Turgut Doman për një veprim të gabuar të tij. Në ndeshjen Istanbulspor-Samsunspor, që përfundoi 1-0 për miqtë, Turgut Doman i dha karton të verdhë, dhe pastaj të kuq, Rrocës, ndonëse ai nuk kishte marrë të verdhë më herët. Shqiptari u pezullua për një ndeshje, por gabimi i Domanit nuk kaloi pa u shënuar.

Sfidanti.al