Numri i shqiptarëve në elitën italiane mund të rritet, përtej atyre që janë aty si Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Strakosha, Berisha apo Ismajli.Salernitana kërkon Emanuele Ndojin e Breshës. Klubi italian është ngjitur këtë vit në Serinë A, dhe e pëlqen mesfushorin shqiptar që është 25 vjeç. Bisedimet me Breshën mund të bëjnë që Ndoj të huazohet këtë sezon tek Salernitana, dhe të blihet kartoni verën e ardhshme, diçka që do të jetë e detyrueshme nëse ekipi mbijeton në Serinë A.
Nedim Bajrami është një tjetër mesfushor shqiptar që pritet në Serinë A. Pasi shkëlqeu sezonin e kaluar me Empolin, ai u kërkua fillimisht nga Sasuolo, por interesim të fortë ka shprehur Fiorentina. Kartoni i Bajramit mund të arrijë në 10 milionë euro, shifër që Fiorentina e pranon, ndërsa në pritje për shërbimet e tij është edhe Gallatasaraji në Turqi.
Sfidanti.al