Në Spanjë thonë se Barcelona me apo pa Mesin do të ishte një “krater” i madh!

Në Katalonjë janë të bindur se do t’ia dalin, veçse dyshimet janë të forta. Në Spanjë, disa nga mediat nuk janë të sigurta nëse Barcelona do të arrijë ta mbajë Lionel Mesin, të paktën sipas akordeve që janë arritur në parim. “Gropa” financiare lidhur me pagat është 200 milionë euro, dhe do të duhet të largohen shumë lojtarë si Grizman, Kutinjo apo Dembele, por edhe Lengle, Brejtuejt. Gjithsesi, edhe largimi i kaq shumë lojtarëve do të krijonte një problem të madh për skuadrën katalanase dhe trajnerin Ronald Kuman, pasi nuk është pak të ikin 3 mbrojtës, të ikin 3 sulmues si dhe mesfushorë. Nuk dihet sesa lojtarë do të ishte në gjendje të merrte Barcelona në këto kushte, pra edhe sakrificat për të mbajtur Mesin mund të krijonin një “krater gjigand”.

Sfidanti.al