Lëvizje surprizë, ish-“ylli” i Kombëtares franceze drejt Brazilit

Shihej si një “ikonë” në Marsejë, të paktën për këto 6 vitet e fundit. “Fantazisti’ francez. Dimitri Paje, nuk do të jetë më pjesë e francezëve, teksa pas përfundimit të kontratës me ekip ku luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij, “fantazisti” i mesfushës do të nisë një “aventurë” të re.

“Ylli” francez, tashmë 36-vjeçar ka nënshkruar një kontratë me brazilianët e Vasko de Gama, zgjedhje kjo disi e çuditshme për një lojtar që kërkohet ende nga shumë klube evropiane, por mesa duket Paje ka vendosur t’i qëndrojë besnik Marsejës së tij, duke u transferuar kështu në një tjetër kontinent.

 

sfidanti.al