“Veterani” lë Romën, e zëvendëson kampioni i botës me Argjentinën

Me largimin e “veteranit” serb të mesfushës, Nemanja Matiç nga Roma drejt francezëve të Rene për shifrën e 3 milionë eurove, “verdhekuqtë” e Italisë janë në kërkim të një tjetër mesfushori, për ta dhënë nën urdhrat e teknikut Zhoze Murinjo.

Mesa duket gjetja e një zëvëndësuesi për “hajmalinë’ shumë nuk e ka lodhur shumë klubin italian, teksa sipas raportimeve të mediave italiane, kampioni i botës me Argjentinën, Leandro Paredes është në kërkim të një ekipi, pasi prej kohësh kërkon largimin nga PSG dhe për këtë arsye po mendon rikthimin te Roma. Klubet janë në dijeni të këtij vendimi dhe kanë nisur negociatat, të cilat raportohen që janë duke ecur mjaft mirë dhe shpejt.

 

sfidanti.al