Letra ECA-UEFA: Mbyllja e kampionateve, rrezikohet Evropa

UEFA dhe Shoqata e Klubeve Evropiane, ECA  dhe ligat e Futbollit dolën me një komunikatë paralajmëruese për Federatat duke I shpjeguar se është shumë herët për të mbyllur përfundimisht kampionatet duke iu referuar kështu Belgjikës që zgjodhi të pezullojë përfundimisht Jubiler Pro league të sezonit 2019/20 për shkak të coronavirusit edhe pse vendimi pritet të ratifikohet në 15 prill

Por paragrafi më I rëndësishëm në këtë komunikatë është ai ku thuhet: ‘UEFA rezervon të drejtën të mos pranojë klubet në kompeticionet e saj në sezonin 2020/21 sipas rregullave për klubet nga vendet që vendosin të pezullojnë përfundimisht kampionatet, përpara marrjes së një vendimi të përbashkët.

Thënë ndryshe, është ky një paralajmërim për të gjitha Federatat: nëse mbyllni menjëherë kampionatin, do të rrezikoni pjesëmarrjen e skuadrave tuaja në edicionet e ardhshme të Ligës së kampioneve dhe Europa League

Sfidanti.al