Lukaku akuzon futbollin se do më shumë veten se tifozët!

Kur lojtarët ishin “të shëndoshë si molla”, nuk u bë fjalë për të ndërprerë ndonjë kampionat. Seria A, Premieri, La Liga e të tjerat vazhduan pa problem, dhe po ashtu Championsi. Plot 45 000 tifozë u mblodhën në “San Siro” për duelin e Ligës së Kampionëve mes Atalantës e Valencias, dhe me gjasë kjo krijoi një epidemi koronavurusi në Bergamo dhe pastaj në Spanjë. Sot e kësaj dite, Bergamo është qyteti më i goditur në Europë nga virusi.

Romelu Lukaku e ka shumë të qartë këtë, ndërsa ka të qartë edhe se Seria A vendosi të ndalohej pasi doli pozitiv një futbollist, saktësisht lojtari i Juventusit, Daniele Rugani. “Pse duhej që kampionati të ndalohej vetëm pasi një lojtar doli pozitiv, – tha sulmuesi i Interit, – nuk është normale. Unë e pranoj se më ka marrë malli për futbollin, por shëndeti vjen i pari. Pse duhet të luajmë kur njerëzit në botë janë duke vdekur?”

Sfidanti.al