Coronavirus, Eto’o e Drogba tërbohen: Nuk jemi kavje

Didier Drogba dhe Samuel Eto’o kundërshtojnë me forcë propozimin e fundit për eksperimentimin e një vaksine kundër koronavirusit në Afrikë. Propozimi u bë nga televizioni francez LCI dhe dy legjendat e futbollit afrikan nuk e fshehën zemërimin e tyre

Shumë futbollistë postuan në rrjetet e tyre sociale një video të mjekëve dhe deklaratat në kufijtë e racizmit të Jean Paul Mira, shefi I shërbimit të reanimacionit  në spitalin Cochin në Paris dhe Camille Locht, drejtori I Inserm duke I shoqëruar me fyerje te forta

‘Bij k…., jeni vetëm një m…. Afrika nuk është parku juaj I lojërave-shkruante në rrjetet sociale Samuel Eto’o që iu përgjigj edhe një postimi të Demba Ba ku ankohej për mendimin e 2 ekspertëve: ‘Mirësevini në Perëndim, ku të bardhët mendojne se janë kaq superior sa raciznmi dhe dobësia shfaqen në mënyrë kaq banale. Është koha për rebelim-shkruante Demba Ba.

‘Është e pakonceptueshme në mënyrë absolute-tha Drogba-që duhet të durojmë këtë. Afrika nuk është laborator testesh, mos I trajtoni afrikanët si kavje. Është e neveritshme, liderët afrikanë kanë përgjegjësinë të mbrojnë popujt e tyre nga këto teori konspiracioni kaq të tmerrshme’.

Sfidanti.al