Përtej hidhërimit të kampionëve si Rozher Federer apo Serena Uilliams, Grand Slemi më i madh i tenisit ka edhe pasoja të tjera, pas vendimit për shtyrje. Llogaritë janë që Çmimi i Madh londinez humbet në total 272 milionë euro, duke llogaritur të gjitha të ardhurat që fitonte, nga biletat, sponsorët, të drejtat televizive dhe gjithçka tjetër. Gjithsesi, një marrëveshje e disa viteve më parë e ndihmon Uimbëlldonin që të rikuperojë një pjesë të fitimeve. Kjo, nëpërmjet skemës së siguracionit, pasi çdo vit organizatorët kanë derdhur një pagesë në arkat e kompanisë. Uimbëlldoni do të marrë 115 milionë euro, për të përballuar nevojat dhe për të mos pasur falimentim, apo largime të mëdha nga puna, ndërsa pritet që pas disa muajsh situata të qetësohet.
Sfidanti.al