‘L’Equipe’ zbulon planin e Real Madrid; 500 mln Euro për 3 emra të mëdhenj

Reali i Madridit e ka një plan për përforcimin e tij në sezonin e ardhshëm, një plan ky që zbulohet nga e përditshmja franceze ‘L’Equipe’. Sipas saj, Florentino Perez dhe Zinedin Zidan kanë vënë në shënjestrën e tyre Eden Hazard, Kilian Mbape dhe Pol Pogba për të cilët Reali i Madridit është gati të shpenzojë 500 milionë Euro.
Eden Hazard e ka arritur një marrëveshje paraprake me Realin e Madridit, por problemi qëndron te fakti se Celsit i është bllokuar merkatoja, kështu që londinezët do të mbajnë futbollistin deri në përfundim të kontratës së tij duke shpresuar në një rinovim të kontratës me të në castet e fundit.

Përsa i përket Pogbasë, mesfushori francez se fundmi me deklaratat e tij ka lënë të mendohet se ai po mendon t’i thotë lamtumirën Mancester Junajtid për t’u bërë pjesë e Realit të Madridit.

Dhe në fund Kilian Mbape. Sulmuesi i Paris Sën Zhermenit është objektivi kryesor i Realit të Madridit dhe zërat rreth së ardhmes së 20 vjecarit janë shtuar, por edhe janë përgënjeshtruar. Megjithatë kjo nuk e ndal median franceze e sidomos atë pariziene të flasin herë pas here për këtë cështje duke bërë të mendosh se plani i Perez për futbollistin kampion të botës mund të bëhet vërtet realitet.

sfidanti.al