Golden Stejt nuk ia lejon më vetes që të gabojë në një moment kur sezonit të rregullt të NBA po i vjen fundit. Skuadra kampione në fuqi mundi Memfis 113-108 ku më të mirën e dha në periodën e fundit të sfidës, pasi në 3 periodat e para ishte Memfis që dukej sikur po fitonte. Kevin Durant ishte ai që shkëlqeu më shumë në këtë ndeshje me 28 pikë, me 12 gjuajtje të sakta nga 13 të tentativa gjithsej, por edhe Stiven Kërri nuk ishte keq, pasi edhe ai e mbylli sfidën me 28 pikë.
Te Memfis, Majk Konli me 22 poikë shkroi historinë e kësaj skuadre duke u bërë shënuesi më i mirë i Grizlis, por kjo nuk i mjaftoi Memfis që pësoi humbjen e pestë radhazi në përballjet me Uorriors.
Pol Xhorxh, Stiven Adams dhe Rasëll Uestbrook bëhen heronjtë e Oklahomës në fitoren ndaj Indiana Pejsërs 107-99, në një ndeshje ku skuadrës së Thandër iu desh të bëjë një përmbysje të madhe në periodën e tretë të sfidës. Në këtë 12 minutësh, Oklahoma regjistroi një rezultat të pjesshëm rekord 24-0 duke e ndryshuar rrjedhën e ndeshjes nga disavantazhi 48-58 në kryesimin e rezultatit 72-58. Indiana tentoi të rihynte në lojë me pikët e Sabonis, Mekdermot, Tërner dhe Ivans, ndërsa në 12 minutëshin e fundit u shfaq edhe Bogdanovic, por për Indianën ishte shumë vonë, sepse Oklahoma diti të administrojë me mjeshtëri avantazhin e krijuar deri në fitoren e sfidës.
sfidanti.al