Ditët e fundit cështja e stadiumit të ri të Interit e Milanit është kthyer në rend të ditës dhe rreth tij po bëhet një zhurmë shumë e madhe. Tema që po flitet më shumë është ajo e shkatërrimit të San Siros aktual, dicka që nuk miratohet nga shumica e njerëzve duke u kthyer në një cështje që ka si aspektin ekonomik, ashtu edhe atë sportiv.
Sipas ‘La Repubblica’, Interi e Milani në këtë situatë nuk përjashtohet mundësia që të luajnë ndeshjet e tyre si skuadra pritëse jashtë Milanos për një periudhë 3 vjecare. Sipas kësaj të përditshmeje, kjo do të ndodhë nëse dy klubet milaneze dhe Bashkia vendosin për një ristrukturim të San Siros, pasi Milani e Interi do të mbeten pa një stadium ku të zhvillojnë ndeshjet e tyre.
Kjo cështje sjell edhe pyetjen: Ku do të luajnë Milani e Interi? Sipas ‘La Repubblica’ opsionet janë Varese, pas një risistemimi të stadiumit, Verona, Parma e Torino për këtë të fundit flitet për stadiumin Olimpik. Ndërsa në planin ekonomik, si Milani ashtu edhe Interi kanë arritur në përfundimin se nuk është e leverdisshme rikonstruksioni i San Siros. Së pari, kapaciteti do të jetë 45 mijë vende, ndërsa stadiumi i ri sipas preventivit ka një kapacitet prej 60 mijë vendesh, ndërkohë që edhe kostot mes San Siros së rikonstruktuar dhe atij të ri janë thuajse identike.
sfidanti.al