Aleksandre Pato; rinis karrierën e tij në Brazil te San Paolo

Karriera futbollistike e Aleksandre Patos do të rinisë nga Brazili. Ish sulmuesi i Milanit që ka mbyllur një eksperiencë 2 vjecare në kampionatin kinez me Tianxhin nuk kishte një skuadrë pas zgjidhjes së kontratës me këtë klub.

Kështu që ai vendosi të kthehej në vendlindje për t’u bashkuar me skuadrën e Sao Paulos ku ishte aktivizuar edhe në vitin 2014 e 2016 i ardhur me huazim nga Korinthians, përpara se ai të jetonte aventurat e fundit evropiane me Celsin dhe Vijarrealin.

Mësohet se Aleksandre Pato që në 2 shtator do të festojë 30 vjetorin e tij të lindjes, ka firmosur me Sao Paulon një kontratë deri në vitin 2022.

sfidanti.al