Grizman te Barcelona, a do të ndodhë këtë radhë?

Emri i Antuan Grizman lidhet sërish me atë të Barcelonës. Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’, sulmuesi francez i Atletiko Madrid, tani është gati të pranojë edhe një ulje të pagës së tij për t’u bashkuar me skuadrën katalanase

Duket se këtë verë do të jetojmë sezonin e dytë të serialit ‘Grizman-Barcelona’, ndërkohë që i pari u mbyll me programin e Xherard Pike, ‘La decision’ ku futbollisti bëri të ditur qëndrimin e tij te ‘Los Colchoneros’
El Mundo Deportivo thekson gjithashtu se Barcelona vazhdon ta vëzhgojë Grizmanin që mesa duket e konsideron një gabim vendimin e tij për të qëndruar te Atletiko vitin e kaluar duke refuzuar ofertën e Barcelonës dhe tani është gati që të pranojë uljen e pagës së tij nga 23 milionë Euro në 16 milionë, cmimi me të cilin kishte arritur paktin me katalanasit.

Ndërkaq, hipoteza e kalimit të Grizman te Barcelona gjen konfirmimin edhe te deklarata e ish futbollistit Zherom Roten për RMC Sport ku luan edhe rolin e opinionistit.
‘Si një burim i besuar ju them se Grizman do të shkojë te Barcelona gjatë kësaj vere-ishte deklarata e Zherom Roten

sfidanti.al