Leonid Slluckij – trajner i ri i ekipit anglez, Hall Siti

Ish-trajneri i CSKA-së së Moskës dhe i përfaqësueses së Rusisë Leonid Slluckij është caktuar trajner i ri i Hall Sitit anglez që, sezonin e kaluar, zuri vendin e 18-të në Premier Ligë, duke zbritur, kështu, në ligën e dytë angleze që quhet Championship. “Ne kemi kënaqësinë të njoftojmë caktimin e trajnerit Leonid Slluckij në drejtim të ekipit tonë”, njoftoi, në profilin zyrtar të vet, shërbimi i shtypit të Hall Sitit. Sipas zv.presidentit të klubit, Ehab Adams, kryesia e tij vendosi për këtë trajner, sepse Slluckij është një specialist që u kushton vëmendje detajeve, është ambicioz dhe ka arritur sukesese të mëdha në nivel klubi dhe atë ndërkombëtar.

Futbollistët që kanë luajtur nën drejtimin e këtij specialisti rus 46-vjeçar, i vlerësojnë lart cilësitë e tij si trajner. Kështu, Zoran Toshiç që, aktualisht luan me CSKA-në e Moskës, ndërsa, më parë, ka luajtur me Junajtdin, thotë se Slluckij është një specialist ambicioz dhe mjaft i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që merr mbi vete. Pronar i Hall Sitit, që nga 2010, është biznesmeni britanik me origjinë egjiptiane, Asem Alam. Pronari i Celsit, Roman Abramoviç që është një miku i afërt i trajnerit Slluckij, mund ta ndihmojë këtë fundit me njohjet që ka në qarqet e afërt me tregun e transferimeve.

Sfidanti.al